Sedan-i Fiat-it në bazë të modelit, Grande Punto, Linea, është shpikur si model i i cili pritet të kënaq kërkesat e blerësve nga shtetet me ekonomi më të dobët. Tani ka ardhur koha që kjo veturë interesante dhe e përdorshme të rinohet paksa.

Dizajnerët kanë bërë ca ndryshime në vijat e mbrojtësve si dhe kanë shtuar shumë detaje kromi. Brendia ka pësuar gjithashtu ndryshime, duke u përdorur material më i mirë si dhe detaje stili, duke shtuar komoditetin.

Linea do të ofrohet me versionet e përmirësuara të motorëve, atë 1.4 litërsh benzinë me 77 kuaj fuqi si dhe ata me naftë 1.3 dhe 1.6 litërsh me 95 dhe 105 kuaj fuqi. Çmimet do të mbesin në nivelin e tanishëm.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!