Prodhuesi italian i publikoi fotografitë e para dhe të dhënat teknike të Panda 4×4 të re, pasardhësit të modelit legjendar të cilin e pëlqejnë pylltarët, por edhe aventuristët.

Dallimet më të mëdha në krahasim me Panda-n standarde kanë të bëjnë me “off-road” dizajnin e përmirësuar si dhe natyrisht në tërheqjen e përhershme në të katër rrotat, që vjen me diferencialin elektronik me bllokadë dhe sistemin e mbikëqyrjes së stabilitetit të makinës.

Sa i përket anës estetike ky version i Panda-s do të fitojë shtesa mbrojtëse të pjesës së poshtme të karrocerisë dhe mbrojtjen shtesë të shasisë. Aftësive më të mëdha të mbizotërimit të “off-road” terrenit do t’ju ndihmojë edhe ngritja më e madhe e dyshemesë dhe rrotat nga alumini 15-inçëshe. Enterieri gati në tërësi është marrë nga Panda standarde, përkatësisht këtu janë edhe disa zbukurime, armatura e parme e gjelbër dhe mbulesat e reja. Në fund të shtojmë që Panda 4×4 do të jetë në dispozicion me motorin turbo benzinë dhe me motorin me naftë.

Bëhet fjalë për motorin 0.9-litra TwinAir Turbo me benzinë me forcën prej 85 KF (63 kW) dhe motorin 1.3-litra MultiJet II me naftë me 75 KF (55 kW). Te dy këtë motorë do të jenë të pajisur me ndërruesin manual me 6-shpejtësi. Të dhënat tjera për këtë makinë do të bëhen të njohura pas premierës në Paris.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!