Mini vetura e popullarizuar e “Fiat-it” për qytet, ajo Panda, nuk ka “gjene” garuese, dhe me siguri që nuk do t’i ketë është pas tuning-ut. Por, në kompaninë gjermane “Novitec” mendojnë që mund ta përmirësojnë Panda-n, si estetikisht, ashtu edhe kur janë performancat në pyetje.

Kështu specialisti gjerman ofron setin e rritjes së forcës së motorit 0.9 TwinAir dhe atij 1.3 Multijet.

Motorit me benzinë forca i rritet nga 85 në 99 KF, që do të siguronte sprintin deri në 100 km/h për 10.1 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 188 km/h. Ndërsa motori me naftë do t’i ketë 91 KF, përkatësisht për 11.9 sekonda mbërrin 100 km/h dhe ka shpejtësinë maksimale prej 178 km/h.

Kjo ofertë përfshin edhe sistemin sportiv të hedhjes jashtë të gazrave, pajisjen për uljen e makinës (30-80 mm) dhe rrotat 17-inç që vijnë në kombinim me gomat e profilit të ulët.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!