Në “Ford” janë duke planifikuar prodhimin e Fiesta-s, e cila në vend të priturit Focus-it mund të merrte shenjën RS. Edhe pse Focus i ka përparësitë e veta, arsyeja e zëvendësimit eventual të Focus-it me Fiesta-n fshihet në gjëra tjera.

Përgjithësisht në botën e auto-industrisë qe një kohë është trendi i zvogëlimit, si kur është në pyetje madhësia e automobilit ashtu edhe vëllimi i motorit.

Fiesta-n mund ta vë në lëvizje motori më i vogël. Po ashtu, udhëheqës të caktuar të “Ford-it” janë kundër RS modelit me pesë dyer, dhe pasi që nuk ka më Focus me tri dyer opsion mbeti Fiesta.

Më tutje, është fakt se Fiesta është i ashtuquajturi automobili global, dhe pasi që “Ford” momentalisht në kampionatit botëror në rally (WRC) garon pikërisht me Fiesta RS WRC, është plotësisht e logjikshme që në të njëjtën kohë të mundohet të fitojë shtesë edhe me versionin për rrugë.

Megjithatë, rezultatet e mira të shitjes së modelit të tanishëm Focus RS mund të sjellin në përfundim që te dy modelet mund të paraqiten. Por problem mund të paraqesin harxhimet e prodhimit, që për Fiesta-n mund të jenë më të ulëta marrë parasysh WRC versionin ekzistues.

Pritet që motori Fiesta EcoBoost në versionin RS mund të zhvillojë fuqinë rreth 220 KF që do të mundësojë përshpejtim deri në 100 km/h për më pak se gjashtë sekonda. Për tani nuk dihet kur do të arrijë RS modeli i ri në treg.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!