FordKompania e njohur e veturave Ford-i ka paraqitur planet për të zëvendësuar veturën e vjetërsuar Crown Victoria Police Interceptor, me një model tërësisht të ri në vitin 2011

Me qëllim që të përmirësojë çdo gjë që shkoi keq me modelin e tanishëm Crown Vic (i ngadalshëm, i shtangët dhe i thatë), Ford premton se modeli i ri do të jetë më i shpejtë, më efikas në shpenzim të derivateve, dhe më i sigurt.

“Përkushtimi i Ford-it ndaj komunitetit të policisë ka arritur të sjellë Crown Victoria. Ky përkushtim ka vazhduar, dhe Ford ka qenë duke punuar për së afërmi me Bordin Këshillues të Policisë rreth zhvillimit të një Interceptor-i të ri të Policisë.

Jam i sigurt se gjenerata e re e Ford-ave të policisë do të arrijë nevojat e komunitetit të policisë dhe do të vendos standarde të reja”. Gjersa Ford zakonisht ka dominuar në segmentin e veturave të policisë në SHBA (75 për qind e shitjeve totale), Interceptori i ridizajnuar do të sfidohet me një konkurrent të ri nga Carbon Motor E7 dhe modeli së fundi i prezantuar Chevrolet Caprice Police Patrol Vehicle (PPV).

Prisni që të paraqiten më shumë informata në fillim të vitit 2010, mu në kohën e duhur kur agjencitë e veturave të policisë fillojnë të mbledhin buxhet për modelin e ri.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!