Ford dëshiron të rris numrin e veturave të shitura në tregun evropian. Strategjia e kompanisë parasheh eksportimin e modeleve të reja të cilat deri më sot janë shitur vetën në kontinentin amerikan siç janë veturat SUV dhe EcoSport e Edge.

Prodhuesit e veturave qysh moti e kanë kuptuar se dëshirat, nevojat dhe shijet e blerësve dallojnë nga tregu në treg.

Për shembull veturat që janë shumë të kërkuara në Evropë shpesh nuk janë mirë të pranuara në Amerikën Perëndimore dhe e kundërta. Dhe për këtë auto kompanitë prodhojnë modele të veçanta të dedikuara për tregje të caktuara. Në vend që të prodhoj modele speciale për Evropë, Ford ka vendosur që në kornizën e strategjisë “One Ford” në kontinentin e vjetër tu ofroj vetura të cilat tashmë janë dëshmuar në tregun e Amerikës Perëndimore dhe Jugore.

Një veturë e tillë është SUV i vogël EcoSport i cili së shpejti do të jetë i disponueshëm në auto sallone, kurse vetura e ardhshme është gjenerata e re e Ford Edge, i cili së fundmi u prezantuar në auto sallonet amerikane. Prodhuesi amerikan ka dashur që me dizajnin konservativ ta bëjë këtë veturë të pranueshme në aspektin global, duke marrë parasysh se do të shitet në gjithë botën.

Edge i ri ndan platformën me modelin Mondeo (Fusion amerikan) dhe duket pothuajse i njëjtë sikurse koncepti i cili është prezantuar në shkurt të këtij viti në panairin e Gjenevës. Në gamën evropiane veturat e Ford do të zë vendin e modelit Kuga. Blerësit në Amerikë do të mund të zgjedhin mes tre motorëve me benzinë atë me 2.0 litra me katër cilindra EcoBoost me 245 kuaj fuqi, 2.7 litra V6 EcoBoost me 300 kuaj fuqi dhe ai me 3.5 litra V6.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!