ford-fiesta-riEshte prezantuar per here te pare zyrtarisht ne shkurt te vitit 2008, ne sallonin e makinave te Gjeneves dhe qe nga ajo kohe eshte kthyer ne nje hit te vertete.

Aq i madh ka qene impakti i saj, saqe ne nje kohe shume te shkurter eshte perhapur me shpejtesi marramendese ne tregjet europiane dhe aziatike.

Ford fiesta eshte nje makine gjeniale ne qarkullimin ne trafikun e renduar te çdo metropoli europian, nje marke te cilen mund ta gjeni vetem ne sallonin e “Albanian Motor Kompany”, perfaqesuesit ekzkluziv te markes Ford ne Shqiperi, por jo vetem. Suksesi i ketij modeli ka befasuar edhe vete amerikanet, te predispozuar me teper per makina te medha.

Kjo ka sjelle krijimin e “Levizjes Ford” ne Shtetet e Bashkuara. Behet fjale per organizimin e tureve promovuese me 100 Ford Fiesta, te gjitha prodhimi i vitit 2009, ne gjithe Ameriken Veriore. Edhe pse ky model nuk pritet te dale ne shitje ne SHBA perpara vitit 2010, tashme amerikanet kane filluar porosite ne qendren europiane te prodhimit, ne Gjermani. Jo vetem kaq, por per here te pare ne 50 vjet, dega e Fordit ne Kanada rezulton te kete shitur numrin me te madh te kesaj marke ne vend.

Fordi ka shitur me shume se 27 mije makina vetem ne muajin qershor, duke shenuar nje rritje me 25 perqind ne shitje krahasuar me nje vit me pare. Per shqiptaret Fiesta i ri, me ngjyra dhe versione sipas deshires, gjenden vetem 10 kilometra nga qendra e Tiranes, ne sallonin modern te “Albanian Motor Kompany”, atje ku marka me e sukseshme e ketij viti ne europe, ofrohet me vetem 10 mije e 500 euro. Megjithese tregjet e makinave jane goditur ne pergjithesi nga kriza ekonomike, modeli i ri fiesta ka shitur vetem ne muajin maj 39,200 automjete ne europe, ndersa shifra e pergjithshme e gjashte-mujorit te pare te ketij viti shkon ne rreth 200 mije.

Thjeshtesia, bukuria, siguria dhe komoditeti qe ofron ky model i ri i Fordit kane bere qe reklamat dhe promovimet e tij te jete te panevojshme. Mjafton te beni nje xhiro dhe nuk do te zbrisni me nga “New Ford Fiesta”, modeli europian.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!