Modeli i ri Ford Focus 2011, do të jetë i pajisur me motorët e rinj EcoBoost, të cilët ofrojnë harxhime të vogla dhe fuqi të lartë.

Fillimisht ky model do të plasohet në SHBA, duke filluar javën e fundit të dhjetorit 2010, derisa në tregun evropian në fillim të vitit 2011. Ford Focus i ri do të jetë vazhdim i tregimit të quajtur “dizajni kinetik, me përmirësimet që i kërkon tregu dhe ku do të ketë risi të shumta.

Por ajo që do të jetë më interesante, janë motorët e rinj që do të lëvizin këtë model. Bëhet fjalë për motorët me benzinë JetTurbo 1.6 SCTi dhe 2.0 SCTi, nga familja e re EcoBoost.

Motori katër-cilindrash me injektim direkt të karburantit (150 Bar), me një turbo-mbushës të vogël (BorgWarner KP39), do të trashëgoj motorët atmosferikë 2.0 dhe 2.3. Motorët me naftë fillon me motorët modernizuar 1.6 TDCi dhe 2.0 TDCi.

Dhe përmirësimet në motorë, kanë bërë që edhe harxhimet të zvogëlohen ndjeshëm./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Modeli më i shitur Ford Focus
  2. Ford Focus i ri vetura më e mirë familjare sipas Euro NCAP
  3. Loder1899, modifikon Ford Focus-in e ri
  4. Ford publikon fotot e para të modelit Focus