Ford i ri C-MaxFord ka publikuar disa fotografi të gjeneratës së ardhshme të modelit C-Max, në prag të panairit të automjeteve në Frankfurt të Gjermanisë.

Pamja e automjetit është krijuar në bazë të konceptit Iosis Max, derisa modeli vazhdon ‘filozofinë’ e një automjeti kompakt por me shumë funksione.

C-Max i ri do të ndërtohet në platformën e re C të Fordit, e cila do të jetë baza e arkitekturës edhe për gjeneratën e re të Focusit në fund të vitit 2010.

Ford i ri C-Max

Ford nuk i ka zbuluar të gjitha detajet, por dihet se C-Max për vitin 2011 do të jetë i pajisur edhe motorin e ri 1.6 litërsh EcoBoost me katër cilindra, që do të thotë se do të ketë turbo-mbushës dhe djegie direkte me qëllim të krijimit të më shumë kuajve fuqi dhe më pak shpenzime.

Në shitje do të del në pjesën e dytë të vitit 2010.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!