Nëse duhet besuar raporteve të fundit, gjenerata e pestë e Ford Mondeo, më në fund do të gjendet në tregun evropian në tremujorin e katërt të këtij viti.

“Ford-i” kishte planifikuar fillimisht për të lansuar Mondeo-në e ri në prill të vitit 2013, por fillimi i shitjes u shty për shkak të problemeve me homologacion dhe specifikime.

Kur të shfaqet për shitje në Evropë, makina do të jetë pak më e lirë se versioni i vjetër dhe konsumatorët do të kenë në dispozicion versionin premium Vignale, i pajisur me të gjitha lukset që “Ford-i” mund të ofrojë. Nga formacioni i motorëve, është në dispozicion motori i ri me benzinë 1.5-litra EcoBoost që zhvillon 150 KF dhe 240 Nm momente rrotulluese, identik me njësinë aktuale 1.6-litra, por versioni i ri është shumë më ekonomike se sa ai i vjetri dhe liron më pak CO2.

Motorët tjerë do të përfshijnë njësitë 1.6 dhe 2.0-litra EcoBoost, motorin e ri me naftë 1.5-litra TDCi dhe motorin e famshëm me naftë 2.0-litra. Do të jetë në dispozicion dhe një version hibrid që kombinon një motor benzinë 2.0-litra dhe elektro motorin me fuqi totale prej 188 kuaj. Ky version konsumon vetëm 4.3l/100km dhe emeton më pak se 99gCO2/km. Autonomia elektrike është 32 km, ndërsa përshpejtimin në mënyrë hibride deri në 100 km/h, e arrin për 8.5 sekonda./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!