Kompania amerikane Ford këto ditë ka prezantuar modelin e ri të Explorer, që sipas inxhinierëve të kësaj kompanie pritet të bëjë bujë në tregun ndërkombëtarë.

I planifikuar për të dalë në shitje gjatë këtij muaji, modeli i rifreskuar ka fellne të aluminit prej 18 inç, kurse enterierin e ka të mbuluar me tri ngjyra të ndryshme.

Por të gjithë ata që kanë xhepat më të thellë dhe janë të gatshëm të paguajnë disa mijëra dollarë ekstra, atëherë ata do të mund të kenë në garazhin e tyre variantin XLT që vjen me ngjyra tjera, fellne 20 inç dhe kabinë të mbushur me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

Por aty nuk mungojnë as karriget e lëkurës, dyshemeja speciale nga mati, pasqyra ndihmëse për parkim në formë të kamerës, dritat LED, sistemi i navigimit dhe monitori 4.2 inç me ngjyra i ndjeshëm në prekje, përmes të cilit kontrollohet gjithçka brenda kabinës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!