Siç mund të shohim në fotografi, vetura e frymëzuar nga Saleen ka marrë disa ndryshime në grilë. Grila trapezoidale në krye të veturës është copëtuar, vizualisht duke e zgjeruar atë. Grila e errët takohet me grilën e zezë që i rrethon dritat, në mënyrë efektive duke vendosur një pamje si të Camaro dhe Challenger.

Fruda unike të ulëta me hapje të mëdha janë vendosur në pjesën e përparme në fund. Saleen na jep disa detaje të tjera të makinës, duke i treguar edhe specifikat përfundimtare dhe karakteristikat e tjera para debutimit zyrtar të veturës.

Bazuar në emrin e veturës, makina do të jetë e mundësuar me një motor 5.0 litërsh V8, i cili merr përmirësimet për vitin 2015, edhe pse detaje më të hollësishme të prodhimit nuk janë njoftuar ende.

Motori 5.0 litërsh V8 në edicionin e kufizuar të Saleen ishte radhitur në 470 kuaj-fuqi, deri në 50 kuaj-fuqi më shumë se modeli GT.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!