Prodhuesi jug-korean Kia ka prezantuar fotot e para të modelit të rifreskuar Sorento Crossover, para debutimit në panairin e veturave në Paris.

Sorento i i ri ka përjetuar përmirësime të shumta në kuadër të estetikës dhe platformës, por edhe në aspektin e amortizimit dhe dizajnit të interierit.

Aty është edhe mbrojtësi i ri dhe sistemi i ri i dritave LED. Ky model do të ketë 7 ulëse, në panelin e aparaturave gjendet ekrani multimedial 7 inç i ndjeshëm në prekje, në të cilin jepen të gjitha informacionet e duhura. Sorento për vitin 2013, ka humbur 100 kilogramë në krahasim me modelin paraprak, çka përmirëson vozitjen dhe ul harxhimet.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!