Italianët kanë vendosur ta bëjnë Giulietta-n më të favorshëm për blerësit evropian në një mënyrë paksa të pazakontë.

Turbo-motori ekzistues 1.4 me 4 cilindra i cili zhvillon 120 kuaj fuqi, është zëvendësuar me motor të njëjtë, por i cili zhvillon 15 kuaj fuqi më pak, respektivisht 105 ps dhe moment rrotullimi prej 206 Nm.

Giulietta në mënyrë standarde vjen me transmision manual me 6 shpejtësi dhe sistemin start-stop, që siguron harxhim të karburantit prej 6.4 litra për 100 km.

Edhe përkundër forcës më të vogël, performancat janë të kënaqshme, ku nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 185 km/h..

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!