Informatat e para rreth gjeneratës së re të Seat Leon nuk zbulojnë aq shumë, por bëjnë të ditur se dizajni përfundimtar i kësaj veture, është inspiruar me konceptin IBE Paris.

Sipas informatave të medieve spanjolle, gjenerata e re e Seat Leon, do ta ketë premierën në panairin e veturave në Frankfurt në shtator të vitit 2011.

Sipas informatave jo zyrtare, motorët të cilët priten të lëvizin këtë model, do të jenë ai 1.4-litërsh TFSI, pastaj 2.0-litërsh TFSI dhe 1.6-litërsh TDI, si dhe motorët e njohur 2.0-litërsh TDI. Një risi tjetër do të jetë edhe ajo se njëri nga modelet e reja, do të ketë sistemin e tërheqjes me katër rrota./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!