General Motors - OpelKoncernit amerikan të automjeteve General Motors (GM) i duhet investime në vlerë prej 3,3 miliardë euro për të rimëkëmbur sipërmarrjen bijë në në Gjermani, Opel.

Këto të dhëna i bëri të ditura ministri i Ekonomisë Rainer Brüderle, pas takimit me shefin e ri të Opelit Nick Reilly dhe zëvendësshefin e koncernit GM, John Smith, të zhvilluara në Berlin. Nga plani i rimëkëmbjes, i cili për synim duhet të ketë rregullimin e gjendjes në Evropën Prëndimore, varen edhe ndihmat e qeverisë federale gjermane.

Opeli është për GM-in i një rëndësie të madhe, në veçanti sa i përket kapaciteteve për zhvillim në Ryselshajm si dhe në tregun gjerman dje në Evropë, theksoi Brüderle.

Kancelarja Angela Merkel kishte bërë të qartë në deklaratën e saj qeveritare se GM duhet të përgjigjet vetë për pjesën më të madhe të shpenzimeve miliardëshe.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!