Prodhuesi i njohur “Hyundai”, në Korenë e Jugut promovoi zyrtarisht një version hibrid të Sedan-it, të emërtuar Grandeur. Versioni Grandeur, në këtë mënyrë u bë modeli i tretë hibrid në ofertën e “Hyundai-t” në tregun e Koresë së Jugut, me një çmim (të konvertuar) prej 34.500 $.

Sistemi hibrid shtytës përbëhet nga një motor 2.4l dhe një motor elektrik me katër cilindra, 35 kW/48KF, ndërsa prodhimi i kombinuar është 204KF.

Sipas deklarimeve të fabrikës, Grandeur hibrid mund të kalojë 16 km me një litër karburant, në krahasim me 11.3 kilometra, sa mund të përshkojë Grandeur standard me motorin me benzinë??.

Makina është e pajisur edhe me dritat LED të pasme, fellne 17 inçësh, timonin e lëkurës, ulëset me lëkurë “Nappa”, ngrohëset e ulëseve, kontrollin e klimës automatik dy-zonor, kamerën për ngasje prapa, sistemin infotainment, etj.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!