Gjersa detajet janë të limituara, Car Magazine është duke raportuar se hibridi 3.0 litërsh V6 turbodizel, do të ketë edhe një motor elektrik 35 kw (48 kuaj fuqi) dhe një ndërrues automatik me tetë shpejtësi ZF.

Hibridi i parë pritet që të jetë XJ, por shefi inxhinierik hibrid i Jaguar-Land Rover, Peter Riching ka deklaruar se transmisioni i hibridizuar mund të vendoset në secilin automjet me një shtrirje longitudinale. Kjo do të thotë se virtualisht çdo Jaguar (me përjashtim të X-Type) mund të përdorin këtë sistem.

Përveç kësaj, Jaguar është duke konsideruar edhe hibrid tjerë të ngjashëm me Chevrolet Volt, që është një model me motor elektrik, pako baterie litium-hekur dhe me një motor të vogël me benzinë. Kur harxhohen bateritë, motori më pas i rumbush ato dhe në të njëjtën kohë ofron fuqi dhe për motorin elektrik.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!