Prodhuesi i njohur i automobilave “Honda” ka kohë që e ka konfirmuar që gjenerata e re e Civic-ut do të fitojë edhe Type R versionin e saj.

Tani mësohet që ky version, pra Type R në treg do të duhet të paraqitet në vitin 2015 dhe atë do ta vë në lëvizje motori 1.6 turbo i cili do t’i zhvillojë rreth 250 kuaj fuqi.

Bëhet fjalë për motorin me katër cilindra me injektim të drejtpërdrejtë i cili do të jetë i pajisur me ndërruesin standard manual me gjashtë shpejtësi dhe atë opsional ndërruesin automatik me tetë shkallë të transmisionit me lidhje të dyfishtë. Si edhe është pritur, forcën dhe momentin do ta drejtojë kryesisht në rrotat e parme. Së bashku me masën e tërësishme që është më pak se 1.200 kilogramë, performancat e mira natyrisht që nuk do të mungojnë. Këtu duhet cekur se te ky version është përmirësuar sistemi i drejtimit dhe ai i frenimit sikurse edhe pezullimi sportiv i automobilit.

Sipas njoftimeve nga prodhuesi i kësaj makine në ofertë do të duhet të gjendet vetëm versioni me pesë dyer. Në fund duhet cekur se ky nuk është modeli i vetëm që pritet “Honda” ta prezantojë në vitet e ardhme, sepse sipas tyre, në treg do të gjenden edhe shumë modele të reja.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!