Kompania “Honda” e publikoi skicën e dizajnit se si do të duket koncepti Honda Civic Wagon i cili premierën do ta ketë muajin e ardhëm në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë. Prodhuesi japonez pohon që koncepti i tij “në mënyrë të besueshme shfaq se si do të duket në fund versioni i prodhuar”.

Ky model do të prodhohet në fabrikën e “Honda-s” në Swindon, ndërsa versioni përfundimtar do të prezantohet së shpejti, derisa lansimi në treg është parashikuar për fillimin e vitit 2014.

Në skicat e publikuara mundet qartë të shihet që edhe në këtë model prodhuesi japonez do t’i ofrojë dorëzat e fshehura në dyert e pasme me të cilat është pajisur edhe versioni “hatchback”.

Po ashtu, pjesa e pasme e automobilit deri diku ngjan me modelin Accord Tourer. Sa i përket motorikes ajo do të merret nga modeli bazë, duke përfshirë edhe motorin e lansuar kohë më parë, atë 1.6-litra “i-DTEC” i cili është me naftë.

Prodhuesi “Honda” në Gjenevë do të prezantojë edhe konceptin e freskuar NSX dhe modelin CR-V i cili është i pajisur me motorin e lartpërmendur me naftë. Mirëpo duhet cekur se këto nuk janë modelet e vetme që ky prodhues do t’i prezantojë gjatë këtij viti.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!