Prodhuesi japonez edhe zyrtarisht e konfirmoi që në vitin 2015 në treg do të arrijë versioni Type R i gjeneratës së re të Honda Civic, ndërsa oferta do të zgjerohet edhe me të ashtuquajturin baby SUV, roadster-in e vogël dhe disa qarqe hibride të tërheqjes.

Lajmi për modelin e ri Type R vjen nga ana e shefit të “Honda-s” Takanobu Ita, i cili shtoi se ky automobil do të zhvillohet me përdorimin e teknologjisë dhe zgjidhjeve të avancuara. Po ashtu, Ito la të kuptohet që këtë version të Civic-it do ta vë në lëvizje motori 1.6-litra turbo fuqia e të cilit për tani nuk dihet.

Tërheqja natyrisht që do të jetë në rrotat e parme. Të shtojmë edhe se me këtë paralajmërim nga “Honda” arriti edhe lajmi që në vitin 2013 në treg do të vjen i ashtuquajturi baby SUV i cili me siguri është bazuar në modelin Jazz, ndërsa në vitin 2015 edhe roadster-i i vogël i cili do të jetë në dispozicion vetëm për tregun japonez.

Në fund këtu janë edhe qarqe të reja hibride të tërheqjes të cilët do të dallohen në radhë të parë për faktin e shfrytëzimit të një, dy apo tre motorëve elektrik. I pari do të vendoset në modelet e vegjël, i dyti në modelet e mesme derisa i treti në Honda NSX e re ku do të bashkëpunojë me “SH-AWD”, sistemin e tërheqjes në të katër rrotat.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!