Honda paraqiti konceptin S660 si hyrje në modelin e saj të ri sportiv, disa javë përpara “Tokyo Motor Show”. Honda përshkruan makinën si një “mini” makinë sportive pa kulm. Në modelin S660 është integruar motori tre-cilindrash, turbo dizel me vetëm 660 centimetra kub.

Motori i vogël posedon 64 kuaj fuqi, është i lidhur me marshin CVT, kurse fuqia dërgohet në rrotat e pasme dhe peshon më pak se 900kg. Enterieri është e zbukuruar në përputhje me projektimet e reja të kompanisë. Në shumë vende është përdorur materiali i lehtë i karbonit dhe përball shoferit ka disa ekrane për shfaqjen e informacioneve.

Bazuar në vëllimin e vogël të motorit dhe dimensioneve të makinës, mund të supozohet se automjeti është destinuar për tregun japonez të automjeteve Kei. Honda nuk e ka konfirmuar nëse varianti serik S660, do të shitet edhe jashtë Japonisë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!