Gjatë panairit ndërkombëtarë të veturave që po mbahet në Nju Delhi, Honda ka prezantuar krosoverin e ri me dyer rrëshqitëse dhe me tre rena të karrigeve.

Edhe pse panairi i veturave në Indi është kryesisht i fokusuar në prezantimin e modeleve të dedikuara për tregun lokal, rëndësia dhe madhësia e këtij vendi ka shtyrë disa prodhues që në Nju Delhi të prezantojnë koncepte interesante.

Në mesin e tyre është gjetur edhe Honda e cila solli në sallon Vision XS-1. Fjala është krosoverin e dizajnuar në filozofinë e M/M (man maximum, machine minimum). Kjo do të thotë se qëllimi i inxhinierëve dhe dizajnerëve, ka qenë ofrimi i hapësirës më të madhe për pasagjerë, derisa komponentët mekanikë janë futur në një volum minimal.

Eksterieri flet për një veturë sportive me karakter dinamik, derisa enterieri i është përshtatur tendencave perëndimore. Brenda kabinës gjendet instrument tabela që është moderne dhe i është përshtatur epokës digjitale. Interesant është edhe fakti sesi është zgjedhur metoda e hapjes së dy dyerve, edhe pse kjo veturë ka tre rena të karrigeve. Pasagjerët gjatë hyrjes dhe daljes nga vetura do të duhen të shtyjnë dyert nga pas, por kjo lehtëson lëvizjen edhe në raste kur vetura është e parkuar në vende më të ngushta. Rendi i dytë dhe i tretë i karrigeve mund të palosen duke fituar kështu një hapësirë të rrafshët nga karriget e para deri në bagazh.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!