Industria e automobilave në muajt e fundit është rritur me një numër të superveturave nga vendet më pak të njohura për prodhimin e tyre.

Modele nga Suedia, Danimarka, Spanja dhe madje edhe nga Polonia janë duke u shfaqur për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kryesorë për paratë e tyre. Tani, flitet se mund të jetë shtuar edhe Hyundai në këtë çështje.

Flitet se prodhuesi i veturave nga Koreja e Jugut është duke punuar në një superveturë te re që do të zë vendin e modeleve si Corvette Z06, Nissan GT-R dhe Porsche 911. Nëse do të prodhohet, modeli i ri mund të jetë një coupe sportiv i fuqizuar nga motori i ri Tao nga alumini 5.0 litërsh V8.

Zgjedhja e ndërruesit ende është në planifikim, por për shkak të peshës së tepërt të veturës, do të jetë një model me vozitje me rrotat e pasme. Duke pasur parasysh që do të vendoset mbi modelin Genesis R-Spec Coupe, pritet që supervetura e re do të prodhojë më shumë se 429 kuaj fuqi dhe 376 lbs-ft./autoklubi/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!