Prodhuesi i njohur i veturave “Hyundai” i publikoi detajet e reja për teknologjinë e cila fshihet në brendësinë e kabinës së udhëtarëve, dhe kjo është prezantuar si koncept i mrekullueshëm HCD-14, makina e cila paralajmëron gjeneratën e ardhme të Genesis-it.

Modeli është prezantuar së fundi në sallonin e automobilave që u mbajt në Detroit, ndërsa është pajisur me sisteme të avancuara sikurse që janë menaxhimi nëpërmjet lëvizjes së syrit apo dorës, që synojnë zvogëlimin e pengimit të ngasës derisa është duke e drejtuar veturën.

Me shtypjen e butonit që gjendet në pjesën e pasme të timonit, në ekran në pjesën e poshtme të xhamit mbrojtës të parmë paraqiten katër ikona të cilat tregojnë kontrollin për telefon, audio sistem, temperaturën dhe navigacionin. Sensori i avancuar në timon mund të përcjell lëvizjet e syrit të ngasësit i cili kështu me shikim mund të përzgjedh kontrollin e caktuar.

Nëse ngasësi i përzgjedh kontrollin e temperaturës, duke lëvizur duart në mënyrë rrethore nën pllakën kontrollues, natyrisht duke mos e prekur, mund të vendos temperaturën e dëshiruar. Lëvizjet e duarve i përcjell edhe një sensor i cili është fshehur në kulm.

E tëra kjo tingëllon shumë futuristike, dhe se a do të jetë kjo formë e komunikimit ndërmjet ngasësit dhe makinës praktike, pritet të shohim kur të lansohet modeli i ri Genesis, deri atëherë vetëm mund të spekulojmë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!