Me fillimin e muajit mars, në panairin e veturave në Gjenevë, zyrtarisht do të prezantohet versioni karavan i modelit Hyundai i30. Shenja tradicionale Estate, me të cilat dallohen të gjitha versionet karavan, ka mbetur.

Dizajni është mjaft tërheqës, ndërsa e njëjta mund të thuhet edhe për bagazhin me kapacitet 528 litra. Kur ulëset prapa palosen, fitohet hapësira e bagazhit prej 1.642 litrave.

Mundësitë e transportit janë në përputhje me pritjet e pronarëve të automjeteve karavan. Hyundai i30 Estate do të ofrohet me disa nivele të pajisjeve, ndërsa pakoja bazë i ka të gjitha ato që nevojiten për pasagjerët e thjeshtë.

Natyrisht se mekanika ka mbetur e njëjtë sikur modeli standard i30. Çmimi bazë i këtij modeli, do të jetë 18.900 euro.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!