Në “llupën” e ekspertëve së fundi u gjend Hyundai ix20, të cilin e testuan detajisht. Ngasësi në këtë makinë e ka rolin kryesor.

Për të së bashku punojnë elektronika, hidraulika, censorët… Fuqia e elektroservo-timonit shkëlqyeshëm është e rregulluar. Timoni i përshtatet duarve, është i stilizuar mirë dhe i mbuluar me lëkurë. Aspak më i keq nuk është as ndërruesi.

Është preciz dhe çka është më e rëndësishmja është i ngritur në pozitë adekuate. Përveç kësaj i ka gjashtë shpejtësi, standard për të gjithë motorët me naftë dhe atë më të fortit me benzinë. Ulësja e ngasësit është e lartë, retrovizorët janë masiv dhe logjikisht që shikueshmëria është e shkëlqyeshme.

Komandat e lehta dhe të buta

Të gjitha komandat janë të lehta dhe të buta, por emocioni është i madh. Edhe pse ix20 është relativisht i vogël 4.1 metra, në vozitje duke masiv. Në kabinë secili centimetër është shfrytëzuar. Këtu vjen në shprehje triku i vjetër. Ulëset janë të rritura, kështu që ka vend për katër udhëtarë. Mbulesat e ulëseve janë cilësore me nuanca të kaltra dhe gri.

Sa vëmendje i është kushtuar estetikës, flasin zmadhueset e zërit në dyer. Tabela e instrumenteve, në të cilën dominon ngjyra e kaltër, shkëlqen bukur në errësirë dhe është zbukurimi kryesor në vozitjen natën. Me aftësi të jashtëzakonshme plastika është lyer që të zvogëlohet refleksioni i dritës.

Dy motorë me benzinë dhe dy me naftë

Të gjithë motorët nga Hyundai ix20 i përmbushin standardin “Euro pesë”. Ata me benzinë 1.4 dhe 1.6 DOHC kanë 90, përkatësisht 125 KF. Motorët me naftë janë ai 1.4 me 77 KF, ndërsa i dyti i ka 90 KF. Shtesë mund të vendoset sistemi “start-stop”.

Të gjitha modelet, përveç atij me benzinë 1.4, e kanë ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa mund të porositet edhe ai automatik.

Hyundai ix20 duket bukur

Të përfundojmë me dizajnin. Hyundai ix20 duket bukur. Pjesa e përparme është solide, “ijët” fluide, ndërsa pjesën kulminante e ofron grupi masiv i dritave.

Çmimi fillestar 12.900 euro është mjaft solid, derisa veturat me naftë kushtojnë nga 15.290 euro. E rëndësishme është se ix20 është automobil i cili me të gjitha karakteristikat në “formë shkollore” tregon fuqinë e MPV klasës dhe ofron kënaqësi për të gjitha shijet./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!