Hyundai Santa Fe i gjeneratës së re deri më tani ka qenë i pranishëm vetëm në tregun amerikan, mirëpo, tani është prezantuar edhe modeli i cili do të jetë i pranishëm edhe në Evropë, duke përfshirë edhe tregun tonë.

Nëse mendoni se versioni amerikan dhe ai evropian do të dallojnë shumë, e keni gabim. Dallimin më të madh e paraqet fakti se në Amerikë do të jetë në dispozicion edhe versioni për 7 pasagjerë me shenjën Sport, i cili ka pamje më ndryshe të pjesës së pasme.

Stili dhe dizajni

Me stilin e vet modern dhe urban, gjenerata e re e Santa Fe duket e fuqishme, dinamike dhe e rafinuar, ku forma e veturës jep një pamje të qartë se kjo veturë është e sigurt dhe praktike, por e sofistikuar. Në përputhje me rangun e gjerë të produkteve të Huyndai-t, Santa Fe e re posedon grill me formë heksagonale, me krom të zi të sofistikuar. Dritat e mëdha mbi parakolp, kanë formë të shkëlqyer dhe plotësohen me dritat e mjegullë nën to.

Dimensionet e karrocerisë janë 4690 x 1880 x 1680 mm, ndërsa distanca mes boshteve është 2.700 mm. Kjo mundësin që kapaciteti i bagazhit të jetë 534 litra. Eksterieri i sofistikuar i Santa Fe, është kompletuar me fellnet e bukura 19 inç nga kromi me ngjyrë të errët.

Komfor dhe rehati

Gjenerata e re e Hyundai Santa Fe, do të vjen me një varg tiparesh inteligjente, të cilat do ta rrisin komforin dhe rehatinë si për vozitësin, ashtu edhe për pasagjerët, duke ofruar përvojë të çliruar nga stresi për të gjithë. Për të përmirësuar përvojën e vozitjes, Hyundai e ka pajisur gjeneratën e tretë të Santa Fe me shtesa për vozitësin, siç është timoni me kontroll radari dhe i adoptueshëm. Dritat me ndezje automatike sipas kushteve të nevojshme, por edhe fshesat elektronike gjatë shiut, bëjnë që vozitësi të jetën i përqendruar vetëm në rrugë. Gjenerata e re e Santa Fe do të jetë e pajisur me Smart Parking Assist System, i cili i ndihmon vozitësit të parkohet edhe në hapësira të vogla. Për ta shtuar rehatinë, ulëset para janë me rregullim elektronik dhe ulësja e vozitësit ka funksionin e memories, e cila përshtatet me pozicionet e preferuara të vozitësit. Kur vozitni prapa, kamera e vendosur në pjesën e pasme, në mënyrë automatike jep një pamje të pastër të hapësirës prapa veturës përmes ekranit 7 inç. Një prizë 220 volt ofron energji direkte për laptopë, printer apo fshesë elektrike.

Motorë të fuqishëm dhe efikas

Gjenerata e re e motorëve të Santa Fe, është zhvilluar në atë mënyrë që të përmbush kërkesat e blerësve evropian , në fillim me tre versione, që përmbush 80 për qind të kërkesave të këtij rajoni për segmentin D-SUV. Gama e motorëve përfshinë një motor me benzinë dhe dy me naftë, me forcë mes 150 dhe 200 kuaj fuqi kombinojnë fuqi të shkëlqyeshme me efikasitetin e përmirësuar dhe nivelin e ulët të emetimit të gazrave. Motori me naftë më i preferuar, mbetet ai 2.2 litërsh ‘R’, i cili posedon turbon gjeometrik variabël VGT. Ky motor i tëri alumin, gjeneron 200 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 431Nm, ndërsa inxhinierët e Hyundai-t, e kanë reduktuar nivelin e emetimit të gazrave CO2 në 145 g/km, që është niveli më i ulët në këtë segment. Këta motorë mund të zgjidhen që të kombinohen me transmision manual apo automatik, që të dy me 6 shpejtësi. Me këtë motor të fuqishëm, Huyndai Santa Fe ofron performanca të jashtëzakonshme, ku përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 9.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 240 km/h. Edhe pse bëhet fjalë për një motor të fuqishëm, prapë harxhimet janë tejet të arsyeshme, kështu që për 100 kilometra të kaluara, Santa Fe i ri harxhon mesatarisht 9 litra për 100 kilometra të kaluara.

2196 cc

Shpejtësia

240 km/h

Fuqia

200ps

Harxhimet

9.l / 100 km

Teknologjia

Gjenerata e re e Santa Fe do të jetë e pajisur me Smart Parking Assist System, i cili i ndihmon vozitësit të parkohet edhe në hapësira të vogla

Interieri

Gjenerata e re e Hyundai Santa Fe, do të vjen me një varg tiparesh inteligjente, të cilat do ta rrisin komforin dhe rehatinë si për vozitësin, ashtu edhe për pasagjerët, duke ofruar përvojë të çliruar nga stresi për të gjithë

Shpejtësia

Me këtë motor të fuqishëm, Huyndai Santa Fe ofron performanca të jashtëzakonshme, ku përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 9.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 240 km/h

Harxhimet

Edhe pse bëhet fjalë për një motor të fuqishëm, prapë harxhimet janë tejet të arsyeshme, kështu që për 100 kilometra të kaluara, Santa Fe i ri harxhon mesatarisht 9 litra për 100 kilometra të kaluara

Motori

Motori me naftë më i preferuar, mbetet ai 2.2 litërsh ‘R’, i cili posedon turbon gjeometrik variabël VGT. Ky motor i tëri alumin, gjeneron 200 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 431Nm

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!