Prodhuesi i njohur i automobilave “Hyundai” më fund e konfirmoi që në vitin e ardhëm do ta lansojë gjeneratën e re të Sonata-s, ndërsa me këtë janë bërë të njohura edhe disa detaje për modelin e ri.

Drejtori ekzekutiv i “Hyundai-t”, John Krafcik, deklaroi gjatë intervistës së fundit se limuzina që do të ketë ndryshime të mëdha do të ketë një dizajn të veçantë i cili deri në një masë do “ta imitojë” modelin aktual.

“Mendoj që kemi gjetur dizajnin më të përshtatshëm kështu që stili i modelit të ri nuk do të devijojë shumë nga stili i skulpturës fluide”, tha Krafcik. Ai shtoi po ashtu se blerësit që nga largësia do ta njohin makinën e re të “Hyundai-t”, dhe njëherësh ai do ta ketë “freskinë e nevojshme” për periudhën që do të vjen.
Drejtori i “Hyundai-t” na la të kuptojmë që mund të presim përmirësime shtesë në sistemin hibrid të këtij prodhuesi në mënyrë që të përmbushen dhe mos të jenë në kundërshtim me të gjitha standardet e ashpra për harxhimin e karburanteve dhe në emetimin e gazrave të dëmshëm.

Vetura hibride Hyndai Sonata fitoi edhe motorin e përmirësuar, baterinë po ashtu të përmirësuar dhe sistemin e avancuar të frenimit regjenerativ. Sipas, burimeve të afërta me këtë prodhues, ndryshime ka edhe në brendinë e makinës dhe aty kemi kombinimin e modernes me klasiken dhe kjo është bërë në atë mënyrë që të ofrojë komoditet të lart dhe të kënaq sytë e të gjithë njerëzve që gjenden brenda saj.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!