Me ardhjen në pronësi indiane, krenaria britanike e auto-industrisë, Jaguar, ka përjetuar një rilindje të vërtetë. Secili model i ri të lë pa frymë, pasi tani renditet në rangun e brendeve Premium.

Edhe informata më e fundit është në sensacion, pasi jaguar po përgatit modelin më të vogël në historinë e tij, i cili në treg do të jetë konkurrent i modeleve BMW Seria 1 dhe Audi A3.

Në bazë të informatave të plasuara, mund të përfundohet se modeli i ri do të dalë në treg në vitin 2014. Motorët që do ta lëvizin, do të merren nga Range Rover Evoque, çka nënkupton se bëhet fjalë për motorë benzinë dhe dizel me katër cilindra.

Çmimi i modelit bazë do të sillet rreth 20 mijë euro, çka në krahasim me imazhin dhe performancat e larta, nuk është edhe aq i lartë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!