Jaguar këtë vit feston 75-vjetorin e ekzistimit dhe me këtë rast në panairin parisien të automjeteve paraqet konceptin magjepsës të super-automjetit me autonomi të shtuar C-X75.

C-X75 posedon paketën e baterive litium-jon e cila me një mbushje i mundëson autonominë teorike prej 110 kilometrash, pas së cilës me shndërrimin e energjisë kinetike në bateri me energji elektrike vazhdon të mbushë dy turbinat, të cilat janë të motorizuara me benzinë, naftë, butan apo çfarëdo lloj karburanti tjetër fosil. Secila turbinë zhvillon 100 kuaj fuqi dhe me punë të përbashkët zgjasin autonominë e automjetit në 900 kilometra rrugë.

Ani pse bëhet fjalë për një koncept i cili sapo e ka parë dritën e vet në panairin parisien, mediet veçmë kanë filluar të thonë se projekti nuk është larg prej marrjes së dritës së gjelbër për prodhim.

Jaguar, në fakt, që moti nuk ka pasur automjet të ashtuquajtur halo-automjet si XJ-220, e një projekt i tillë i super-automjetit i cili emeton vetëm 28 gramë CO2 për kilometër gjithsesi do të bënte çudi për prodhuesin britanik. /Telegrafi


Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!