Jaguar ka bërë me dije se XK do të ndalojë së prodhuari verën e këtij viti.

Kupeja në fjalë dhe modelet kabrio, të cilat janë shitur në mbi 54,000 njësi që kur kanë nisur të prodhohen më 2006, nuk pritet të zëvendësohen me modele të reja.

Në vend të kësaj, Jaguar po pritet të lëshojë në prodhim një model 110,000 sterlinash për të rivalizuar modelet Aston Martin DB9 dhe Bentley Continental GT. Jaguari i ri do të jetë me 2+2 ulëse, duke u bërë kështu konkurrent direkt me të mëdhenjtë e Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë./koha/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!