Që para dhe tani pas hapjes së njërit nga panairet më të mëdha të automobilizmit në botë, atij të Frankfurtit, numri i madh i prodhuesve ishin hedhur në “sulm” dhe kishin filluar të zbulojnë detaje për automobilat të cilat tashmë i kanë prezantuar në këtë ngjarje, ndërsa njëri nga të fundit që e bëri këtë është kompania e njohur “Jaguar” e cila e publikoi modelin e tyre të ri.

Koncepti C-X17 i cili u paraqit këto ditë para publikut, është një veturë të cilin do ta dëshironin të gjithë. Detajet vizuale nuk paraqesin ndonjë befasi pasi janë marrë nga modelet tjera të “Jaguar-it” dhe deri diku janë rritur në mënyrë që të përshtaten me formën e karrocerisë së “crossover-it”.

Bien kështu në sy maska e përparme e madhe, ndërsa raportimet nga kjo ngjarje bëjnë të ditur se ky automobil do ta ketë edhe spojlerin e pasmë, linjën paksa të lakuar të kulmit dhe dritat e pasme të inspiruar nga F-Type. Versioni serik do të shfrytëzojë platformën e re atë, PLA, e cila do të gjendet edhe në modelin XS, përndryshe konkurrenti më i madh i BMW seria 3.

Më shumë detaje rreth kësaj makine do të bëhen të ditura së shpejti, por një është e sigurt interesimi që shkaktoi ky model me siguri do ta detyrojë “Jaguar-in” së shpejti ta fillojë prodhimin e tij serik.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!