Një version ende më i lehtë i F-Type është duke u zhvilluar në kompaninë Special Vehicle Operations (SVO) që merret enkas me modifikimin e karrocerive.

Jaguar që së fundmi themeloi këtë divizion që ndryshe njihet me emrin SVO, ditë më parë ka prezantuar edicionin e kufizuar të F-Type Project 7 që peshonte plotë 1,585 kilogram, që i bie të jetë për 50 kilogram më i lehtë sesa modeli F-Type V8 S Kabriolet.

Por kjo e arritur duket se nuk i ka kënaqur edhe shumë inxhinierët e kësaj marke, pasi britanikët janë zotuar se do të prodhojnë një F-Type edhe më të lehtë.

Gjatë një interviste dhënë revistës Auto Express”, drejtori ekzekutiv i SVO, Paul Newson ka pranuar Project 7 mund të fitoi një motor më të vogël por që do të jetë më i lehtë, duke nxitur kështu dyshime se bëhet fjalë për një motor të tipit C-X75. Ky motor ka 1.6 litra me katër cilindra turbocharge që në total gjeneron plotë 502 kuaj fuqi.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!