Kawasaki ka prezantuar njërën nga motoçikletat më të shumëpritura për sezonin e ardhshëm, modelin Z750 me shenjën R, i dedikuar si për vozitje më të lehtë, ashtu edhe për kënaqësi gjatë pushtimit të kthesave të shumta.

Agregati ka mbetur pak a shumë i njëjtë nga ai i modelit ZX9, kështu që ende zhvillon 106 kuaj fuqi, por për kënaqësi më të madhe në vozitje, përkujdeset rami, pezullimi dhe frenat.

Natyrisht, kësaj motoçiklete agresive, i janë shtuar edhe rrota më agresive dhe mbrojtësi i xhamit, çka do të kontribuoj në atë që motori të shitet më lehtë kur të dalë në shitje për një çmim prej rreth 8000 eurosh….

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!