Kia tashmë ka një gamë të shkëlqyeshme të modeleve. I mungon vetëm një limuzinë e madhe e cila për nga performanca dhe pajisjet, do t’u kundërvihet limuzinave gjermane në zë.

Është e vërtetë se Kia në disa tregje ofron një limuzinë të madhe, por ajo në krahasim me konkurrencën dhe modelet e reja të Kia-s, është paksa e vjetruar. Për këtë arsye ka përgatitur pasardhësin, i cili në disa tregje do ta bartë shenjën K9, ndërsa në disa të tjera Opirus.

Bëhet fjalë për një limuzinë vërtet të bukur dhe të fuqishme. Pasi bëhet fjalë’ për top-model nuk çudit paralajmërimi se ky model do të ketë motorin benzinë 5.0 litërsh V8 me shenjën GDI.

Forca maksimale prej 429 kuaj fuqive në rrotat tërheqëse do të bartet përmes transmisionit të ri automatik me tetë nivele. Më vonë do të ofrohen edhe motorët me naftë, ndërsa në treg pritet gjatë vitit 2013.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!