KIA ka lanson fotografitë e paraKia Cadenza ka lansuar edhe fotografitë e para të modelit serik i cili në tregun e Koresë së Jugore do të quhet K7, e në pjesën tjetër të botës Cadenza.

Cadenza është limuzina e re KIA-s në klasën e mesme e cila në treg do të zëvendësojë atë Opirus. Kur merret parasysh se bëhet fjalë për një përfaqësues luksoz, Cadenza do të duhej të jetë e pajisur me të gjitha elementet luksoze si me timon i cili përmban ngrohës, ventilim të përsosur, ulëset e mbështjella më lëkurë apo kamerat për vozitje prapa, e madje edhe sisteme të cilat ia tërheqin vëmendjen e vozitësit nëse rastësisht kalon në shirit të gabuar të rrugës.

Koreanët tani për tani nuk i kanë zbuluar të gjitha detajet, mirëpo dihet se Cadenza do të futet në lëvizje nga motori 2.4 litërsh me gjashtë cilindra me djegie të drejtpërdrejtë dhe 200 kuaj fuqi, respektivisht motori 3.5 litërsh Lambda III V6 me 300 kuaj fuqi.
Në të njëjtën kohë, spekulohet edhe për motorin 2.7 litërsh me katër cilindra me butan. Fuqia në boshtin e përparmë në mënyrë standarde do të duhej të transmetohet me anë të marshit mekanik apo automatik prej gjashtë shpejtësish.

Premiera zyrtare për këtë limuzinë të KIA-s është paralajmëruar për panairin e automjeteve i cili mbahet në Dubai krejt në fund të këtij viti.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!