Gjenerata e katërt e modelit Kia Rio, i zbuluar në panairin e veturave në Gjenevë muaj më parë, paraqet një qasje të re në segmentin e veturave të vogla sportive, pasi ofron një dizajn mahnitës i cili josh vozitësit e çdo moshe.

Me modelin e ri Rio, Kia ka krijuar një veturë e cila u përgjigjet kërkesave të blerësve për më shumë kualitet, më shumë zgjidhje si dhe dizajn më atraktiv dhe më eksitus. Për të përmbushur sa më shumë shijet e konsumatorëve, Kia Rio e re do të avancojë para përpjekjet e kësaj kompanie për t’u sjellë blerësve potencial një veturë e cila përkujdeset edhe për ambientin, e këtë e dëshmon emetimi i gazrave CO2 në nivel prej vetëm 85 g/km.

Modeli i ri Kia Rio, është më i gjatë për 20 mm, më i gjerë për 25 mm dhe më i ulët për 15 mm dhe kjo ka rezultuar në hapësirë më të madhe për pasagjerë dhe bagazh. Për herë të parë Kia do të ofrojë versionet me 3 dhe 5 dyer për blerësit evropianë dhe kjo do të kontribuojë që të jetë një konkurrent i fuqishëm në tregun e veturave të segmentit B.

Interier i sofistikuar dhe i bollshëm

Për të plotësuar pamjen e jashtme sportive, dizajni i brendshëm i Kia Rio-s, gjithashtu është transformuar, me një temë të pastër dhe të sofistikuar. Ky model përcjellë filozofinë e Kia-s për interier, me një panel instrumentesh horizontal karakteristik, duke dhënë përshtypjen e gjerësisë dhe hapësirës së bollshme.

Posedon një temë e cila me zhdërvjelltësi kombinon pamjen moderne dhe kualitetin e pafund. Sofistikimi i pjesë së brendshme, reflektohet nga mundësia e zgjedhjes së materialeve të ndryshme, të cilat japin një ndjenjë të pamjes Premium.

Blerësit e Kia Rio-s, mund të zgjedhin interier me dy ngjyra, me të përhirtën konjak apo bojë hiri dhe ngjyrë shkretëtire.

Këtu duhet përmendur edhe pajisjet e teknologjisë së lartë, duke përfshirë RDS radio CD Player me MP3 plus lidhjet AUX, iPod dhe USB, pastaj Bluetooth® Handsfree (me njohje të zërit), kontroll drejtimi, kontroll automatik të klimës, ulëset e përparme me nxehje si dhe sistemi i navigacionit. Kur jemi të hapësira, duhet përmendur kapacitetin e bagazhit prej 288 litra.

Katër motorë efikasë dhe tejet ekonomikë

Për blerësit evropian, Kia Rio ofron katër versione të motorëve, që ofrojnë forcë mes 70 dhe 109 kuaj fuqi, të gjithë me katër cilindra. Përveç që këta motorë kanë nivel shumë të ulët të emetimit të gazrave, ata janë jashtëzakonisht ekonomik, ku mesatarja e harxhimeve është vetëm 3.2 litra për 100 kilometra të kaluara.

Në shumë shtete, motorë me naftë janë opsioni më i preferuar dhe Rio do të jetë i mundur në dy versione. Motori 1.4-litërsh gjeneron 90 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 216 Nm, ndërsa motori 1.1-litërsh ofron 70 kuaj fuqi. Blerësit që preferojnë që Kia Rio e tyre të pajiset me motor benzinë, mund të zgjedhin mes atij 1.4 litërsh Gamma apo 1.25 litërsh Kappa.

Gamma ofron 109 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 136 Nm, dhe është më i shpejti, ku shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, e arrin për 11.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është e kufizuar në 181 km/h. Motori tjetër me benzinë, ai Kappa, ofron 85 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 117.8 Nm. Sa i përket harxhimeve, më lartë thamë se harxhimi mestar është 3.2 litra, por kjo vlen për motorët me naftë, ndërsa për motorin në fjalë, harxhimet mesatare janë 4.8 l/100 km.

Dalja në treg e Kia Rio-s së re, është paraparë për fundin e shtatorit apo fillimin e tetorit të këtij viti, ndërsa çmimet ende nuk dihen, por sipas paralajmërimeve, ato do të jenë tejet tërheqëse për blerësit potencial.

1396 cc

Shpejtësia

181 km/h

Fuqia

90ps

Harxhimet

3.2l / 100 km

Teknologjia

Këtu duhet përmendur edhe pajisjet e teknologjisë së lartë, duke përfshirë RDS radio CD Player me MP3 plus lidhjet AUX, iPod dhe USB, pastaj Bluetooth® Handsfree (me njohje të zërit), kontroll drejtimi, kontroll automatik të klimës

Interieri

Ky model përcjell filozofinë e Kia-s për interier, me një panel instrumentesh horizontal karakteristik, duke dhënë përshtypjen e gjerësisë dhe hapësirës së bollshme. Posedon një temë e cila me zhdërvjelltësi kombinon pamjen moderne dhe kualitetin e pafund

Shpejtësia

Gamma ofron 109 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 136 Nm, dhe është më i shpejti, ku shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, e arrin për 11.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është e kufizuar në 181 km/h

Harxhimet

Përveç që këta motorë kanë nivel shumë të ulët të emetimit të gazrave, ata janë jashtëzakonisht ekonomik, ku mesatarja e harxhimeve është vetëm 3.2 litra për 100 kilometra të kaluara

Motori

Në shumë shtete, motorë me naftë janë opsioni më i preferuar dhe Rio do të jetë i mundur në dy versione. Motori 1.4-litërsh gjeneron 90 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 216 Nm /Zeri

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!