Sipas paralajmërimeve të cilat vijnë nga prodhuesi korean i veturave, KIA është duke punuar në një model sportiv i cili në treg mund t’i bëjë konkurencë modeleve siç është Golf GTI.

Kjo veturë duhet të bazohet në modelin e ri të KIA-s Pro-cee’d, premiera e të cilit pritet në Panairin e veturave në Paris, në fund të shtatorit 2012 – transmeton OraInfo.

Drejtori i marketingut i KIA-s, Soon-Nam Lee, kohë më parë ka deklaruar se kompania po punon në turbo motorin e ri, në mënyrë që në vjeshtë të vitit 2013 të lansohet versioni sportiv i modelit Cee’d me tre dyer.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!