Nuk shikon nga e shkuara Kimi Raikkonen. Nga Abu Dhabi ku ndodhet për fundin e sezonit me Ferrarin piloti finlandez ka komentuar mbërritjen te kokëkuqja të 4-herë kampionit të Botës, gjermanit Sebastian Vettel.

“ Së bashku jam i bindur se do të dëfrehemi. Me Sebastianin do të më jepet mundësia për të punuar në të njëjtin drejtim”. Asnjë deklaratë e Raikkonen për largimin nga Ferrari të ish shokut të tij të skuadrës, Fernando Alonso, me spanjollin që është shumë pranë kalimit te Mclaren Honda.

Në vijim të intervistës 35-vjecari skandinav jep edhe përshtypjen e tij të parë për Vettel. “ Në momentin që ai firmosi me Ferrarin ne ishim miq dhe tashmë jemi akoma edhe më shumë. Do të jetë dicka interesante të punojmë sëbashku. Miqësia jonë do ti bëjë mirë skuadrës dhe do na ndihmojë të arrimë sa më shumë rezultate pozitive. Unë jam i sigurt se Sebastian do të japë kontributin e tij për të përmirësuar atmosferën në skuadër”.

Sebastian Vettel nuk është blerja e vetme e Ferrarit për sezonin e ri. Pyetjeve për shefin e ri të skuadrës Maurizio Arrivabene, Kimi iu përgjigj në këtë mënyrë. “ Arrivabene është një person i jashtëzakonshëm. Unë e njoh atë prej shumë kohësh dhe e di sesi punon. T’ia besoje atij këtë rol ishte një zgjedhje fantastike e ndërmarë nga skuadra. Falë tij unë jam i bindur se Ferrari do të ringrihet në një kohë shumë të shkurtër”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!