Kompania Kia Motors përmes një deklarate të shkurtër dhe publikimit të një fotografie në fund të muajit të kaluar, pati njoftuar se gjatë muajit shkurt do të prezantojë konceptin e ri elektrik të modelit Kia Trailster në panairin e veturave në Chicago.

Në ndërkohë është paraqitur një tjetër fotografi, në të cilën shihet emri i këtij koncepti – Trailster, transmeton Koha.net.

Koncepti është i bazuar në modelin Soul dhe përveç sistemit 4×4, ky koncept posedon një eksterier të jashtëzakonshëm.

Për eksterierin e këtij koncepti përgjegjës është studio Kia Designs me seli në Kaliforni.Premiera e këtij koncepti është shumë afër, më 12 shkurt, ndërsa mbetet të presim për më shumë detaje dhe fotografi./koha/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!