Kohëve të fundit Jaguar shpesh po paraqitet në lajme dhe atë falë informatave jozyrtare se kjo markë britanike po përgatit modele të rinj si Crossover, Roadster si dhe Premium Hatchback model, rival i BMW serie 1.

Përveç kësaj në përgatitje janë edhe modelet e përmirësuara XF dhe XK, por tani vëmendjen e tërheq edhe një koncept, i cili është i gatshëm për autosallonin e Gjenevës.

Bëhet fjalë për studimin B99, vizionin e Jaguarit të ardhshëm me dyer që hapen në drejtime të kundërta.

Ky koncept nuk është vepër vetëm e kësaj marke britanike, por bëhet fjalë për propozimin e Bertone-s italiane (i cili këtë vit shënon përvjetorin e 99-të, kështu edhe numri 99 është sipas tij).

B99 është i gjatë 450 cm, i gjerë 195 cm dhe i lartë 135 cm, ndërsa do të jetë konkurrent i Serie 3 i BMW-s dhe Mercedes C Class. Detaje tjera për momentin nuk ka.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!