Adhuruesi i veturave të Lamborghini nga pamundësia për të blerë një super-veturë 260,000 dollarëshe, krijoi një të tillë nga druri.

Pasi që doli në rrugë me veturën e tij në provincën Jiangxi të Kinës, ai shpejtë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe morri shumë oferta për ta shitur veturën.

Ai tha: “Një person më ofroi një shumë që do të ishte një pasuri e vogël për mua, dhe që do të më ndihmonte me të vërtetë ta blija një veturë të mirë, por vendosa mos ta shesë”.

“Gruaja ime e dashuron këtë veturë gjithashtu dhe kështu vendosëm që ta mbajmë atë”.

Policia e ka ndaluar atë dhe e ka këshilluar që mos të dalë më me atë veturë në rrugë, pasi që nuk ka leje për të apo lincesë – për shkak që kjo veturë nuk është prodhuar nga ndonjë prodhues i aprovuar i veturave.
Por, kjo nuk e ndali atë. Ai vazhdon të del me veturën e tij prej druri nëpër rrugë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!