Shefi i Bentleyt, Wolfgang Durheimer, ka konfirmuar se brendi britanik planifikon ta zgjerojë ofertën e vet për së paku edhe një automjet të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë ‘kupe’.

Sipas burimeve brenda kompanisë, automjeti i ri do të ndjekë hapat e konceptit Bentley Hunaudieres (që jua paraqesim në fotografi), i cili është prezantuar në vitin 1999 në panairin e Gjenevës.

Nga aspekti teknik, ky automjet do të bazohet në platformën e Audi R8.

Sa i përket motorizimit, tash për tash qarkullojnë dy spekulime: njëra se do të ruhet tradita e prodhuesit dhe do të shfrytëzohet motori i njohur W12, ndërsa spekulimi tjetër thotë se do të përdoret motor bi-turbo V8 ose motor hibrid V6.

Përveç këtij modeli, njoftohet se nga Bentley janë duke menduar edhe për një tjetër veturë që do të pozicionohet në mes të Continental GT dhe Mulsanne.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!