Prodhuesi nga Sv. Agate në Gjenevë e prezantoi “bishën” e vërtetë sportive, J Speedster versionin e modelit Aventador i cili nga coupe-ja standarde dallohet nga mungesa e kulmit dhe nga xhamat e veçantë dhe krahas kësaj edhe më pak kilogramë dhe aftësitë më të mirë aerodinamike.

Lartësia e J Speedstar-it është gjithsejtë 1.110 mm, që njëherësh kemi të bëjmë edhe me Lamborghini më të ultë të bërë ndonjëherë.

Ngasësi gjatë vozitjes gjithsesi duhet ta ketë “kacigën” për kokë bazuar në shpejtësinë ekstreme prej 300 km/h që këtij modeli ia siguron motori 6.5-litra V12 me 700 kuaj fuqi (515 kW) i cili momentin më të madh rrotullues e ka 690 Nm.

Kjo makinë vjen në kombinim me ndërruesin ISR të Lamborghini-t dhe me tërheqjen në të katër rrotat.

Nëse jeni ngrohur për këtë automobil mund të ndaleni ta imagjinoni që ta keni, dhe jo për çmimin që kushton 2.2 milionë euro, por se është bërë vetëm një dhe ai është shitur tani më.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!