Lamborgini ka shfaqur për herë të parë xhipin që është realizuar si plan për të heshtur kritikët dhe që të mos krahasohet me modelin LM002.

Lamborghini Urus thuhet se nuk do të prodhohet në vitin 2014, por konkurrenti gjerman Audi, thuhet se është shumë e shqetësuar me përgatitjen e këtij modeli që pritet të jetë i jashtëzakonshëm aq sa modelet tjera të firmës italiane, transmeton koha.net.

Kjo veturë pritet të lansohet për blerësit në Lindjen e Mesme, Rusi, Kinë dhe Amerikë, por do të ketë një çmim shumë të lartë. Audi dhe Lamborghini mendojnë se do të ishte më mirë sikur këto dy kompani të bashkohen për të bërë një xhip edhe më të veçantë.

Koncepti Lamborghini Urus pritet të jetë i gatshëm për rrugë kah fundi i vitit 2017.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!