Gjenerata e tretë e Lancia Ypsilon kishte premierën në Gjenevë, ndërsa tani brendi italian në tërësi e ka zbuluar modelin e saj të ri, para daljes në shitje.

Në mënyrë që pronarëve të saj të ardhshëm t’u ofrojë komfor, sharmë dhe stil unik në klasën e automobilave të segmentit B, Lancia Ypsilon në klasën e vet ri-definon kuptimin e luksit me origjinalitet, karakter, elegancë dhe teknologji fascinuese, si dhe personalitetit i cili është i rrallë në këtë klasë.

Ypsiloni ri në auto-sallonet evropiane del në shitjen qershor. Ypsilon i ri vazhdon suksesin e gjeneratave të mëparshme si “veturë mode e qytetit”. Brenda eksterierit të shkëlqyeshëm, fshihet një seti tërë i teknologjive moderne, ku njëra prej tyre është shpallur edhe si motori ndërkombëtarë i vitit 2011.

Eksterier dhe interier të shkëlqyeshëm

Kjo veturë qyteti e rafinuar me pesë dyer, në shikim duket sikur të jetë me tre dyer, falë dorëzave të dyerve të prapme të fshehura me mjeshtri. Ypsilon i ri ka mbajtur dimensionet e saj kompakte, por me standardet larta të komforit.

Karroceria është e gjatë 3.84 metra, e gjerë 1.67 dhe e lartë 1.52 metra. Në brendi mund të vendosen lirshëm 5 persona, ndërsa Fiat për herë të parë në Ypsilon ka përdorur teknologjinë e ulëseve të holla në ndonjë model të këtij segmenti.

Ypsilon në rend të parë shënjestron të rinjtë, kështu që materialet e përdorura në brendi, janë zgjedhur me kujdes, ndërsa kualiteti dhe komfori e bëjnë Ypsilon-in të posaçëm dhe të ndryshëm nga pjesa tjetër e tregut. Lancia një vëmendje të posaçme ia ka kushtuar zgjedhjes së ngjyrave, detajeve të imta dhe opsioneve të shumta për personalizimin e veturës.

Në fillim të shitjes, Ypsilon do të jetë në dispozicion në 600 shema të mundshme, derisa pajisjet do të ndahen në tre pako – Silver, Gold dhe Platinum, ku secila prej tyre jep vlerë të lartë për paratë e paguara.

Ypsilon vjen me gjashtë lloje të ndryshme të veshjeve të brendisë, 16 ngjyra të karrocerisë, nga të cilat katra janë dyngjyrësh, tre dizajne të fellneve dhe tre motorë. Si një detaj i posaçëm, potencohen dritat pasme në teknologjinë LED.

Motorë ekonomikë dhe të fuqishëm

Blerësit Ypsilon-in e ri mund ta zgjedhin me motor benzinë 1.2-litërsh 2 Fire EVO II me 69 kuaj fuqi (51 kW) dhe moment rrotullues prej 102 Nm. Me këtë motor, Ypsilon shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 14.5 sekonda, ndërsa e arrin shpejtësinë maksimale prej 163 km/h.

Harxhimet mesatare të karburantit janë deklaruar në 4.5 litra në 100 km, ndërsa emetimi i gazrave CO2 në 115 g/km. Motori i dytë benzinë, është ai 0.9 litërsh me dy cilindra TwinAir, i cili ofron 85 kuaj fuqi (63 kW) dhe moment rrotullimi prej 145 Nm. Me të shpejtimi nga 0 në 100 km/h, është 11.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 176 km/h.

Motori i vogël TwinAir mesatarisht harxhon 4.2 L/100 km dhe emeton 99 g CO2/km. Për adhuruesit e motorëve me naftë, është i rezervuar ai 1.3-litërsh MultiJet II me 95 kuaj fuqi (70 kW) dhe moment rrotullimi prej 200 Nm. Ky motor Ypsilon-in e shpejton nga 0 në 100 km/h për 11.4 sekonda, ndërsa i mundëson shpejtësi maksimale prej 183 km/h.

Harxhimet mesatare i ka tejet të ulëta, pra vetëm 3.8 litra në 100 kilometra të kaluara dhe emetim të gazrave CO2 prej 99 g/km. Të gjithë motorët në seri janë të pajisur meristemin Start&Stop, e cila mundëson harxhime të vogla të karburantit, ndërsa më vonë në dispozicion do të jetë edhe motori 1.2 litërsh Fire EVO II Bi-Fuel me mundësi të djegies së benzinës dhe gazit.

Nga ana teknologjike, duhet përmendur audio-sistemin radio/CD/MP3, pastaj kondicionerin manual, retrovizorët e jashtëm që rregullohen në mënyrë automatik, etj.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!