Gjykuar sipas konceptit të Discovery Vision të cilin Land Rover e ka paraqitur në prag të fillimit të Panairit të automobilave në New York, gjenerata re e këtij modeli do të dallojë shumë nga paraardhësi.

Discovery Vision koncept ka vija më elegante e më pak robuste në raport me modelin aktual. Pjesa e parë është dizajnuar sipas mostrës së gjeneratës së re të automobilit Land Rover, siç janë Evoque dhe Range Rover Sport më i ri.

Është zvogëluar shumë e dala ndërmjet rrotave të para, vija e epërme e derës është më e ngritur, xhamat anësorë kanë hapësirë më të vogël.

Derisa bartësit e parë kulmorë janë të veshur me xham, shtyllat C janë qartë të dallueshme. Kështu është ruajtur stili karakteristik tradicional i të gjitha gjeneratave pararendëse të Discoveryt. Në vend të gepekut asimetrik të deritashëm, të derës dypjesëshe të gepekut, Land Rover ka paraparë dyer klasike me një pjesë, e rrafshët me fundin e drejtë të dritares, ashtu si mund të vërehen te modelet tjera të këtij prodhuesi.

Nga koncepti janë hequr shtylla t B, e dyert e fundit hapen në drejtim të kundërt kështu që lehtësohet qasja në kabinë. Rehati shtesë është se dyert e para e të prapme hapen në këndin 90 shkallësh.

Tri radhë të ulëseve janë vendosur në konfiguracionin 2+3+2, karriget e vëna në rendin e dytë e të tretë mund të ulen pavarësisht njëra nga tjetra dhe kështu krijohet një hapësirë e barabartë për ngarkesë me peshë më të madhe. Land Rover deshi që konceptin ta paraqesë në dritë sa më të mirë ndaj kabina e tij është e mbështjellë me material premiumi.

Tabelën klasike instrumentale e ka zëvendësuar ekrani i madh, ndërsa pothuaj gjithë konzolën qendrore e ka zënë sistemi argëtues multimedial. Gjykuar sipas mungesë së butonit dhe ndërprerësit, shumica e qasjes komanduese përmes ekranit të ndjeshëm bëhet me prekje ose përmes “touch-pad” rrotëzës që gjendet ndërmjet dy karrigeve të para.

Njëra nga risitë e shumta në Discovery Vision koncept është edhe e ashtuquajtura “haubë e tejdukshme”. Vozitësi, falë kamerave që gjenden në pjesën e përparme të poshtme të karrocerisë, ka mundësi që nga xhami i përparmë të shohë projeksionin e pjesës së rrugës para automjetit. Në Land Rover konsiderojnë se kjo do të përmirësojë shumë shikueshmërinë dhe pamjen në vozitje terreni.

Veç kësaj, vozitësi ka në dispozicion sistemin i cili në “display” vizaton hartën e rrugës nëpër të cilën kalon automjeti duke shfrytëzuar teknologjinë e laserit të vendosur në nivelin e dritave të mjegullës.

Koncept Discovery Vision do të jetë bazë e zvogëlimit të tre modelet e ardhshëm të Land Rover. Së pari, deri në fund të vitit 2014 do të paraqitet versioni me pesë ulëse që do të vendoset në platformën e modelit Evoque, e i cili do të zëvendësojë Freelander- in aktual.

Në përgatitje është trashëgimtari i Freelander-it me shtatë ulëse i cili në treg do të dalë me siguri në vitin 2015, e modeli i tretë i bazuar në Vision koncept do të jetë automjeti i cili në gamë do të zërë pozicionin Land Rovera Discovery 4 aktual.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!