Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, përgatitet që në fundjavë të kremtojë titullin e kampionit në Formula 1. Gara e fundit do të zhvillohet me 23 nëntor në Abu Dhabi.

Hamilton kryeson renditjen me 334 pikë dhe ndiqet nga kolegu i tij, Nico Rosberg, që ka 317 pikë.“Jam i përgatitur për të fituar.

Njerëzit flasin për një kohë shumë të gjatë që nga titulli im i fundit kampion, por unë realisht ndihem sikur jam duke fituar Botërorin tim të parë në Formula 1. Sigurisht që jam pak më i vjetër dhe disi më inteligjent se disa vite më përpara pasi që nga 2008 e deri tani kam mësuar shumë gjëra. Kam sërish të njëjtën uri dhe të njëjtën dëshirë për ti bërë gjërat mirë dhe për të fituar”, tha Hamilton.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!