“Kia” i publikoi fotografitë e para zyrtare të limuzinës së re, e cila ka emërtimin K9. Kia K9 bazohet në platformën e re me tërheqje në rrotat e pasme, që është limuzina e parë e madhe e këtij prodhuesi me zgjidhje të këtillë.

Për tani nuk janë të njohura detajet konkrete teknike, por “Kia” paralajmëron më të mirën që mund të ofrojë, përkatësisht se “nuk është kursyer asgjë në dizajn, performanca dhe përdorimin e teknologjive të reja”. Aspak nuk është për t’u çuditur që motoriken ndërmjet tjerash do të duhet ta përbënin edhe V8 motorët.

Fatkeqësisht, për tani nuk ka plane për arritjen e këtij automobili në tregun evropian, por kjo shumë lehtë mund të ndryshohet nëse në “Kia” arrijnë në përfundim se modeli luksoz shtesë do të forconte imazhin e brendin. Në tregjet në të cilat do të shitet Kia K9, ai arrin në fund ose në fillim të vitit të ardhëm.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!